cmimet e riparimit te veturave elektrike me te larta apo me te uleta 68a0529daa411

Çmimet e riparimit të veturave elektrike – më të larta apo më të ulëta?

August 16, 2025
1 minut lexim

Shoqata gjermane e siguruesve (GDV) pretendon se kërkesat për pagesën e dëmtimeve për sigurimin kasko të automjeteve elektrike ishin 20-25 për qind më të larta se ato për modelet e ngjashme me motor me djegie të brendshme vitin e kaluar.

Megjithatë, kërkesat mesatare këtë vit janë 15-20 për qind më të larta se ato për modelet me motor me djegie të brendshme, që do të thotë se çmimet po ulen.

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e GDV-së tha “sa më shumë vetura elektrike të jenë në rrugë, aq më pak ndryshojnë çmimet e riparimeve nga ato të makinave me motor me djegie të brendshme. Gama më e gjerë e modeleve arrin një bazë më të madhe klientësh, dhe servisët, kompanitë e rimorkios, zjarrfikësit dhe vlerësuesit tani kanë më shumë përvojë me automjetet elektrike të dëmtuara”.

Riparimet e automjeteve elektrike janë më të lira, por prapë më të shtrenjta se ato të automjeteve me motor me djegie të brendshme.

Automjetet elektrike përbëjnë 3.3 për qind të të gjitha automjeteve të regjistruara në Gjermani. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

detaje nga vrasja e 14 vjecarit ne maliq e gjithe ngjarja eshte kapur nga kamerat e sigurise autori xhiroi gomat 68a0529a334fc
Lajmi i mëparshëm

Detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq! E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë, autori xhiroi gomat…

anetaresimi ne nato e vetmja menyre per ti dhene fund luftes ne ukraine 68a052d3241bc
Lajmi i radhës

“Anëtarësimi në NATO, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”

Të fundit nga

ShkoLartë