Çmimet e kartave grafike AMD dhe Nvidia kanë filluar të bien

January 25, 2022
1 minut lexim

Edhe pse nuk është asgjë e sigurte, mesa duket çmimet e kartave grafike të Nvidia dhe AMD kanë filluar të bien.

Çmimet në eBay po shënojnë një rënie të ndjeshme thuajse në çdo model që prodhohet nga dy kompanitë e njohura.

Një kartë grafike RTX 3080 dy muaj më parë kushton 1773 dollarë, 2 herë e gjysmë më shumë sesa sugjeron vetë prodhuesit. Ndërsa sot çmimi është mesatarisht 1,600 dollarë, ose 11% më pak.

RTX 3080  nuk është vetëm sepse çdo kartë tjetër grafike RTX 3000 apo AMD Radeon RX 6000 ka rënë në çmim mes 5 deri në 10%.

Gjithashtu është vënë re një rënie e volumit të shitjeve dhe mbase çmimet po shënojnë rënie sepse njerëzit kanë hequr dorë.

Ose mbase ka të bëjë me rënien e fundit të vlerës së kriptomonedhave dhe kartat grafike përdorur për gërmimin e tyre nuk janë më aq të rëndësishme për gërmuesit.

Zakonisht gërmuesit shesin sasi të mëdha kartash grafike kur nuk arrijnë ti shfrytëzojnë siç duhet. Gjithsesi mbetet për tu parë impakti i vërtetë i rënies së vlerës së kriptomonedhave në ditët në vijim. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RMV/ Rriten rastet me Kovid, 26 humbje jete për 24 orë!

Story i radhës

Presidenti kroat: I tërheqim ushtarët tanë nëse shpërthen konflikti në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë