cmenduria ne prishtine me ekipin kroat ne vitin 1985 dhe pese gola te shenuara 63e2984a60b04

Çmenduria në Prishtinë me ekipin kroat në vitin 1985 dhe pesë gola të shënuara 

February 7, 2023
1 minut lexim

Të gjitha rrugët çonin në stadiumin e Prishtinës, me 9 tetor, ditën e mërkurë, të vitit 1985!

Në Prishtinë zbarkoi lideri i kampionatit ish jugosllav, skuadra kroate, Dinamo e Vinkovcit.

Prishtina në krye me Fadil Muriqin, Kujtim Shalën, Zoran Batroviqin, Mensur Nexhipin, Sahit Kelmendin, Skënder Shengylin, Faton Domin, Xhevdet Muriqin, Rifat Mehinoviqin, Rafet Prekazin, portierin Rade Zallad, Arbnor Morina, as që doni të dëgjonin se kush është lideri.

Prishtina triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Dinamos, në kuadër të javës së dhjetë, në një ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 2:1, 2:2, 3:2.

Prishtina – Dinamo (V) 3:2

Stadiumi i qytetit në Prishtinë.

Shikues: 25.000.

Gjyqtarë: D. Drashkoviq (T. Vrbas), A. Abdullahu (Novi Pazar), I. Bllazhek (Koprivnica).
Shënues: Raçeviq – 0:1 (15′), Batroviq – 1:1 (18′-nga penalltia), Nexhipi – 2:1 (24′), Rajoviq – 2:2 (55′) dhe F. Muriqi – 3:2 (67′).

Me kartona të verdhë u ndëshkuan: Kelmendi, Morina – Zahiroviq, Tanjga.

Prishtina: Rade Zallad 7, Xhevdet Muriqi 7, Faton Domi 6 (Arbnor Morina); Sahit Kelmendi 8, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 6, Mensur Nexhipi 7, Rafet Prekazi 6, Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 8.

Dinamo (V): Budimçeviq 6, Raçeviq 7 (Tanjga 6); Bogdan 6, Zahiroviq 7, Borovnica 6, Vitkoviq 6, Urosheviq 7, Çop 6, Bogdanoviq 6, Rajoviq 7 dhe Vujiçiq 6 (Cvitkoviq 6).

Në një ndeshje të çmendur, me pesë gola të shënuara, mbi 25 mijë shikues, përveç që krijuan atmosferë të stilit brazilian, u kënaqën me lojën e bukur të Prishtinës. 

Në këtë sfidë mungoi kapiteni Fadil Vokrri, për shkak të lëndimit.

Prishtina e rrëzoi Dinamon nga pozita e liderit.

Pas kësaj ndeshje, Partizani kryesonte me 14, pikë, pasonin Cërvena Zvezda me 13, Dinamo (V) 13, Hajduku 12, Dinamo (ZG) 12, Velezhi 12, Prishtina 12 pikë etj.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pas termeteve turqia shpall gjendje te jashtezakonshme per tre muaj 63e297a2f1daa
Story i mëparshëm

Pas tërmeteve, Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj

kovacevski doganat dhe dap i nuk jane problem ne negociatat me ash ne 63e29b2f853e0
Story i radhës

Kovaçevski: Doganat dhe DAP-i nuk janë problem në negociatat me ASH-në

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në. “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe,
ShkoLartë