Ky Xherdan Shaqiri, djali i Republikës së Kosovës, po shkakton frikë në Beograd, shqetësim për disa tifozë në Moskë dhe në Shën Petersburg!
Çmenduria nuk ka kufij, edhe në Rusi i turren Xherdan Shaqirit.
Të gjithë janë në pritje të ballafaqimit Zvicër – Serb, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit G të Kampionatit të Botëror në futboll.
Ndeshja luhet nesër në orën 20.00.
“Serbia është vendi ynë vëllazëror. Kemi kohë që shoqërohemi me tifozë nga ky vend”, – tha për një farë portali “Sputnik” një tifoz i cili është prezantuar si Dmitry.
I pyetur se çfarë mund të pritet nga ndeshja me Zvicrën, përgjigja që pasoi ishte mjaft e çuditshme:
“Serbia me siguri do të fitojë.
Është e nevojshme t’i ‘shlyhet’ Zvicrës Botërori i fundit dhe ‘Shqiponja dykrenore’ që tregoi Xherdan Shaqiri. Ne duhet të fitojmë”, ka thënë tifozi rus.