“Çmenduri!”- Berishës nuk ‘i del e keqja’ me fluturimet e Ramës: Ka udhëtuar 137 herë me charter!

October 31, 2022
min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se parlamenti është shndërruar nga ajo që ai e quan pseudomazhorancë një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz të qytetarëve.

Berisha e krahasoi Shqipërinë, me Vietnamin socialist. Ai tha se vendi ynë është një diktaturë, jo e bazuar në marksizëm leninizëm, por është e bazuar tek droga dhe krimi.

Po ashtu, ish kryeministri Berisha akuzoi Ramën për udhëtimet me charter, që sipas tij “një çmenduri të tillë nuk e ja ka lejuar vetes asnjë diktator”.

“Parlamenti është shndërruar nga kjo pseudomazhorancë në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz tuaj, të fëmijëve tuaj dhe familjeve tuaja. Kjo pseudomazhorncë e bazuar e tëra në drogën, krimin dhe vjedhjen është sot për sot pas pseudomazhorancës së Lukashenkos me e damkosura në Evropa dhe ndër më të damkosurat në botë.

Sot kjo pseudomazhoranca ka rrokullisur Shqipërinë me indeksin e shtetit ligjor 4 shkallë nën Vietnamin socialist. Republika socialiste e Vietnamit është një shtet në kushtetutën e të cilit sanksionohet Partia Komuniste si forcë udhëheqëse e vendit.

Është një shtet që ka adoptuar modelin e tregut të Ten Siao Pinit, një diktaturë që pranon për interesa të saj ekonominë e tregut

Republika e Shqipërisë është një diktaturë. Nuk mund të them se bazohet në ideologjinë marksist leniniste, por bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Qytetarët me të dejtë mund të pyesin, si ka mundësi që një vend komunist me kushtetutë komuniste të jetë më mirë në zbatimin e ligjit sesa një vend anëtar i KiE, anëtar i NATO-s, që ka hapur negociatat me BE dhe në kushtetutë ka ndarjen e pushteteve shtetin ligjor.

Këto janë sepse në këtë vend vota është fiktive si në Vietnamin komunist, në këtë vend këto vijnë se vendimet në këtë vend i merr krimi, i merr droga, i merr ryshfeti dhe vjedhja. Kjo është e vërteta, për Edi Ramën nuk ka ligje dhe nuk ka kushtetutë që të pengojnë vjedhjet e tmerrshme të tij. Ai njeri, ka udhëtuar 137 herë me charter! Një çmenduri të tillë abusuese nuk ja ka lejuar vetes asnjë diktator dhe asnjë korruptor tjetër përveç këtij, 22 mln euro, dy herë më shumë udhëtime me charter se presidenti i vendit më të pasur në botë”, tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Memli Krasniqi krenar me punën e Bedri Hamzës në Mitrovicë

Story i radhës

Vdes në moshën 25 vjeçare djali i aktorit të njohur

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë