Ky është momenti kur një ushtar rus mbante dy granata në ajër ndërsa ecte mes ukrainasve duke kërkuar që ata të dorëzoheshin.
Pamjet, të filmuara në Konotop, tregojnë ushtarakun rus duke mbajtur dy granata mbi kokën e tij teksa kalonte nëpër një turmë qytetarësh ukrainas që bërtisnin ‘turp’.
Disa persona i bërtitën rusëve “mos ecnin duke treguar granatat” dhe disa u përplasën me ushtarin pa marrë parasysh rrezikun e granatës.
Trupat ruse kanë rrethuar qytetet kryesore Chernihiv, në veriperëndim, dhe Mariupol, në jug, si dhe Kievin dhe Kharkivin, dy qytetet më të mëdha të Ukrainës – megjithëse të gjitha mbetën nën kontrollin e Ukrainës deri të enjten në mëngjes.