“Çmendet” moti në jug të vendit/ Stuhi shiu nga Dhërmiu, në Borsh dhe Himarë

1 minut lexim

Në një kohë kur në disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë nga temperatura të larta, disa zona bregdetare në jug të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Prej më shumë se 30 minutash në jug të vendit kanë nisur një stuhi e madhe shiu duke bërë që edhe pushuesit të largohen nga plazhi.

Gjithashtu gjatë mesditës së sotme reshje shiu ka pasur edhe në Shkodër.

Sipas raportimit në media, edhe zona pranë Tunelit të Kalimashit është përfshirë nga reshje shiu të rrëmbyera duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

E njëjta situatë u paraqit dhe ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një stuhi shiu dhe ere përfshiu disa zona ku u rrëzuan edhe pemë në mes të rrugës.

Story i mëparshëm

Ish-ushtari i UÇK-së dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditësh në Maqedoni të Veriut

Story i radhës

U raportua për rrahje, flet spitali në Pejë

Të fundit nga