Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtojë vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.
Kosova
Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites. NDERSA pasditja do të sjellë kalime vranësira nëpër territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit duke rrezikuar ndonjë reshje dëbore.Mëngjesi mbete me vranësira të shpeshta në MV.
Maqedonia e Veriut
Por duke ju afruar mesditës do kemi intervale me kthjellime dhe rënie e ndjeshme e temperaturave të ajrit. Të cilat do të bëjnë që ngricat të jenë prezente dhe problematike.