cmend gjigantet e anglise 680961ce8927d

Çmend gjigantët e Anglisë

April 23, 2025
1 minut lexim

Adoleshenti i River Plejtit, Franko Mastantuono, është duke tërhequr interes nga klubet kryesore në mbarë Europën, duke përfshirë Mançester Junajtidin dhe Çelsin.

Mesfushori 17-vjeçar me tipare sulmuese, i konsideruar ndër talentet më premtues në Argjentinë, po ndiqet nga një mori klubesh të Premier Ligës. Barcelona është gjithashtu admiruese e Mastantuonos, ndërsa Atletiko Madridi ka udhëtuar drejt Buenos Aires tashmë për ta parë nga afër.

Mastantuono, i cili mbush 18 vjeç në gusht, ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh, më e larta në historinë e klubit argjentinas dhe kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026.

Presidenti i Riverit, Horge Brito, nuk është nën presion për të shitur, pasi regjistroi një fitim prej 46 milionë paundësh për klubin në bilancet financiare të sezonit të kaluar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kica xhelili per haxhiun nje person i cili shkel kushtetuten ne vazhdimesi dhe ndjen krenari eshte i padenje per te perfaqesuar legjislativin 68095e0ed2bc0
Story i mëparshëm

Kica-Xhelili për Haxhiun: Një person i cili shkel Kushtetutën në vazhdimësi dhe ndjen krenari, është i padenjë për të përfaqësuar Legjislativin

si po e riformulon ai ruajtjen e kafsheve te egra per mire ose per keq 680962bd6248d
Story i radhës

​Si po e riformulon AI ruajtjen e kafshëve të egra – për mirë ose për keq?

Të fundit nga

ShkoLartë