Skuadra belge, Club Brugge, e ka eliminuar PAOK-un e Greqisë, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Conference League në futboll.
Club Brugge ka fituar në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj PAOK-ut.
Futbollisti Jutgla (33′ e 45′) ka qenë fatal për skuadrën greke.
Ai ka shënuar dy gola duke eliminuar skuadrën PAOK-un.
Edhe ndeshjen e parë PAOK e ka humb me 1:0 si vendas kësisoj eliminohet nga kjo garë.