Pak javë më parë, Samsung Electronics prezantoi serinë më të re të tabletëve, në thelb të të cilëve qëndron Inteligjenca Artificiale. Gjenerata e Galaxy Tab S10 vjen si një version i përmirësuar i tabletëve tanë të preferuar dhe tani çdo detyrë do të duket më e lehtë. Me një performancë të përmirësuar të përpunimit, ky tablet mundëson veçori dhe përgjigje më të shpejta të AI, të cilat tani janë lehtësisht të arritshme. Softueri i fundit përfshin veçori të tilla si Note Assist dhe Drawing Assist, të optimizuara për formën e tabletit, aplikacione të cilat do të na ndihmojnë të çojmë kreativitetin tonë në një tjetër nivel. Seria Galaxy Tab S10 ofron një përvojë efikase, që rrit produktivitetin dhe shërben si kanavacë ideale për të nxjerrë në pah anën tuaj krijuese. Le të shohim më poshtë vetëm disa nga gjërat që mund të bëni me tabletin më performues dhe dizajn deri më tani.
Me Note Assist dhe S Pen, marrja e shënimeve është më e lehtë në ekranin e madh të tabletit. Detyrat shkollore, marrja e shënimeve personale bëhen më efikase me transkriptimet dhe përmbledhjet e automatizuara të ofruara nga AI. Me përkthimin e PDF Overlay, seria Galaxy Tab S10 gjithashtu mund të përkthejë pa probleme PDF përmes një mbivendosjeje në ekran. Handwriting Help pastron gjithashtu shënimet e parregullta të shkruara me dorë.
Sketch to Image e Galaxy AI e bën Galaxy Tab S10 Ultra të përsosur për ta kthyer imagjinatën në realitet, duke vepruar si asistenti ideal krijues për tejkalimin e shqetësimeve e problemeve të përditshme.
Me Circle to Search with Google në serinë Galaxy Tab S10, mund të rrethosh për të kërkuar çdo gjë pa ndërruar aplikacionet. Përkthejeni në çast çdo gjë që shihni në tabletin tuaj me Google. Pa ndërruar aplikacione, mund të përktheni çdo imazh, video ose tekst me dy prekje. Merr shpejt informacionin që të nevojitet, më pas kthehu menjëherë te ajo që po bën. Circle to Search madje mund të njohë dhe të përshkruajë hapat për zgjidhjen e problemeve të fizikës dhe matematikës.
Air Command e stilolapsit Galaxy S me Inteligjencë Artificiale siguron akses të menjëhershëm në veçoritë e Asistentit të Galaxy AI pa ndërruar mes menyve. Aplikacionet e AI Assistant gjithashtu mund të lançohen lehtësisht nga Galaxy AI Key në tastierën e Book Cover me kërkesa të shkruara, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të zgjedhin midis Bixby të Samsung dhe Gemini të Google për një përvojë të personalizuar të AI.
Dhe si të gjitha pajisjet e Ekosistemit Galaxy, seria Galaxy Tab S10 zgjeron përvojën unike të lidhur të Galaxy dhe ekosistemin e aplikacioneve të palëve të treta, duke ofruar aplikacione të reja dhe të përmirësuara. Seria Tab S10 ofron akses në aplikacionet kryesore të palëve të treta duke përfshirë Goodnotes, LumaFusion, Noteshelf3, Clip Studio Paint, PicsArt dhe Sketchbook. Përdoruesit mund të kontrollojnë lehtësisht shpejtësitë dhe të shtojnë efekte vizuale dramatike kur redaktojnë video në LumaFusion ose të ndajnë modifikimet e tyre krijuese dhe përmbajtjen e rikrijuar me miqtë përmes PicsArt. Me ekosistemin e gjerë të aplikacioneve të palëve të treta të serisë Galaxy Tab S10, ka diçka për të gjithë.
Samsung është i përkushtuar t’u sigurojë përdoruesve zgjedhje dhe kontroll mbi pajisjet dhe të dhënat e tyre. Me veçoritë e avancuara të inteligjencës, përdoruesit mund të zgjedhin të çaktivizojnë përpunimin e të dhënave online për të siguruar që të dhënat e tyre të mbeten në pajisje. Zbulimi i kërcënimeve në kohë reale dhe mbrojtja bashkëpunuese e Samsung Knox i mban gjithmonë përdoruesit të sigurt, në mënyrë që ata të mund të jetojnë jetën në maksimum.
Për më shumë informacione rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.
Burimi: pcworld.al