Pesë administratorë të një sipërfaqeje plazhesh në Durrës u ndoqën penalisht, pasi kishin zaptuar hapësirat publike.
Aksioni “bregdeti i lirë” u zhvillua në zonën e Porto Rpmanos.
Si rrjedhojë u sekuestruan 400 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur përgjatë vijës bregdetare, pa lejen përkatëse.
E gjithë hapësira që ishte zaptuar u lirua për pushuesit.
Kontrollet të shtuara, sipas policisë, do të ketë në të gjithë vijën bregdetare me qëllim moslejimin e pushtimit të hapësirave publike.