claude ai tani mund te lexoje email in tuaj 680141a1b54c2

Claude AI tani mund të lexojë email-in tuaj

April 17, 2025
1 minut lexim

Google Docs dhe Calendar do të jenë gjithashtu pjesë e integrimit më të fundit me chatbot-in e inteligjencës artificiale (AI).

Anthropic ka njoftuar se Claude AI tani mund të integrohet me Google Workspace. Kjo lidhje i mundëson asistentit me inteligjencë artificiale të ketë qasje në çdo informacion të ruajtur në Gmail, Google Documents dhe Google Calendar.

Përdoruesit biznesorë do të përfitojnë edhe nga një funksion i veçantë për katalogimin e dokumenteve, me synimin që marrja e informacionit të jetë më e shpejtë dhe më e saktë. Kjo përditësim mund ta bëjë Claude AI më të dobishëm për planifikimin e takimeve dhe ngjarjeve apo për qasje më të mirë në informacione brenda ekosistemit të Google.

Opsioni për biznes vjen me kontrolle të veçanta sigurie për mbrojtjen e të dhënave konfidenciale, por nuk janë dhënë detaje nëse apo si mund përdoruesit tjerë të ndalojnë Claude-in që të ketë qasje në informacion të ndjeshëm që mund të ruhet në email apo dokumente.

Integrimi me Google Workspace është tani i disponueshëm në versionin beta për të gjithë abonentët e Anthropic.

Anthropic gjithashtu ka shtuar funksionin Research (Kërkim). Pyetjet e bëra në këtë mënyrë synojnë të ofrojnë përgjigje të detajuara, duke eksploruar automatikisht këndvështrime të ndryshme të pyetjes suaj dhe duke analizuar në mënyrë sistematike çështjet e hapura.

Anthropic thotë se ky funksion mund të kombinohet me integrimin e Google-it për të analizuar informacione të ruajtura në vende të ndryshme, si p.sh. shënime për detyra të ndërlikuara pune apo projekte shkollore. Kërkimi është i disponueshëm në SHBA, Japoni dhe Brazil si një version i hershëm beta për abonentët e planeve Mac, Team dhe Enterprise.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

publikohet formacioni me i mire i ndeshjeve te dyta cerekfinale ne champions league 6801407744d4f
Story i mëparshëm

Publikohet formacioni më i mirë i ndeshjeve të dyta çerekfinale në Champions League  

konsumi i vezeve arrin rekord ne zvicer 6801443a1d165
Story i radhës

Konsumi i vezëve arrin rekord në Zvicër

Të fundit nga

Veturat do të na i shesin – robotët

Chery dëshiron të “rimendojë procesin e blerjes së veturave”. Duket se futja e një roboti që vepron si një shitës klishe është zgjidhja për këtë. A i pëlqen ndokujt të blejë një
ShkoLartë