Çka thonë në Kremlin para takimit Erdogan-Putin?

1 minut lexim

Turqia po vazhdon të shfaqë potencialin dhe aftësitë e saj duke u përpjekur që përmes dialogut me Rusinë, ta bëjë këtë të fundit t’i jap fund luftës me Ukrainën, të nisur muaj më parë.

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të takohet me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan në një samit rajonal në Kazakistan.

Zyrtarët nga Kremlini kanë thënë se mes temash që mund të zhvillohen mund të jetë edhe dëshira e Erdoganit për të diskutuar për bisedimet e paqes mbi luftën në Ukrainë, shkruan BBC.

Presidenti turk ka kërkuar që vazhdimisht të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim “të balancuar” për Turqinë anëtare të NATO-s, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

Pasi dyshja u takuan në shtator, Erdogan pati deklaruar se përshtypja e tij ishte se “Putini dëshironte “t’i jepte fund kësaj lufte sa më shpejt të ishte e mundur”.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E pazakontë! Në këtë qytet të Europës nuk të lejohet as të vdesësh, as të lindësh dhe as të mbash mace

Story i radhës

Si duhet të reagojë Perëndimi ndaj kërcënimeve bërthamore të Putinit ?

Të fundit nga