I pyetur nëse pas mekanizmit të Balancuesit, Gjykata Kushtetuese mund që të pezullojë edhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, deputeti i VLEN, Adnan Azizi tha se gjyqësori ka besueshmërinë më të ulët në shtet, ndërsa siguroi se nuk do të lejojnë zhvillimin e skenarëve ogurzezë.
“Dihet se i gjithë sistemi i inskenuar dhe i montuar mbi baza të marrëveshjeve individuale politike, partiake, e ky sistem funksionon pastaj edhe në bazë të urdhrave të atyre që i kanë instaluar përbrenda institucioneve. Ne jemi aty për të garantuar se nuk do të kalojnë këto skenarë ogurzeza për qytetarët dhe në veçanti për shqiptarët”, theksoi Azizi.
Burimi: tv21