cka ndodhe me shqiperine nese fiton serish edi rama flet kim mehmeti 681c3a2e63de6

Çka ndodhë me Shqipërinë nëse fiton sërish Edi Rama?- flet Kim Mehmeti

May 8, 2025
1 minut lexim

Publicisti, Kim Mehmeti ka thënë se nuk është e lehtë të parashikohet se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë në katër vitet e ardhmshme nëse sërish fiton Edi Rama.

Për Mehmetin fati i vetëm për shqiptarët është që rrjedhat globale rrjedhin qofshin të këtillë apo të atillë dhe disa gjëra të mira apo të këqija ndodhin pa ndikimin e Shqipërisë.

Megjithatë, sipas tij e habitshme është që shqiptarëve nuk iu bën përshtypje koha në të cilën jetojnë dhe vetëm konstatojnë arritjet e të tjerëve.

“Nuk është e lehtë të parashikosh.Fat për ne është që rrjedhat globale rrjedhin qofshim ne të këtillë apo të atillë edhe disa gjëra të mira apo të këqija ndodhin pa ndikimin tonë siç ndodhi tani lufta në Ukrainë dhe normalisht Unioni Europian, Bashkimi Europian do sa më shpejt ta integrojë edhe Ballkanin sepse e pa se çfarë dëmesh mund të sjellë kur të mbetet dikush jashtë. Mirëpo, e gjithë kjo mund të ndryshojë brenda natës sepse bindja ime është që bota nuk mund t’i shpëtojë një tronditjeje më të madhe sepse bota asnjëherë nuk e ka mbyllur një cikël të zhvillimit të vet duke u ulur në tavolinë e duke u marrë vesh se si tutje por është dashur tronditja të bjerë. Unë mendoj se tronditja do të jetë e afërt dhe mua më habit ajo që ne shqiptarëve nuk na bën përshtypje kjo se në çfarë kohe jetojmë dhe realisht përballesh me një absurd a jetojmë në këtë kohë kur fqinjët tanë blejnë armatime e ne vetëm e konstatojmë atë dhe themi Serbia armatoset. Pse mos të armatoset? A do të na pyesë ne? Apo do të na pres ne që ta kuptojmë se çfarë është duke ndodhur”, është shprehur ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

horoskopi i dates 8 maj 2025 681c309133d87
Story i mëparshëm

Horoskopi i datës 8 maj 2025

vuciq tradhton perendimin perqafon rusine profesori cka do te bejne shba te dhe be ja 681c438a1b774
Story i radhës

Vuçiq tradhton Perëndimin, përqafon Rusinë, profesori: Çka do të bëjnë SHBA-të dhe BE-ja?

Të fundit nga

ShkoLartë