Në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, plot 120 deputetë morën mandatin në Kuvendin e Kosovës.
E 40 ulëse, i takuan grave deputete.
Kjo bëri që mbi 33% e të zgjedhurve të popullit, t’i takojnë gjnisw femërore.
Por, rruga deri këtu sipas një ankete të publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, nuk është e lehtë.
Në pyetjen se pse më shumë gra nuk do tw kandidojnë në zgjedhje, 64% e grave votuan se janë të preokupuara më rritjen e fëmijëve.
Ndërsa 61% e tyre votuan se gjinisë femërore në vend, u mungon mbështetja nga rrethit nw tw cilin jetojnë.
E mbi 50% e grave kanë mendimin se u mungon mbështetja e subjekteve politike që u takojnë, por dhe ajo financiare.
Por, ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu, thotë se më kalimin e viteve gratë po përfshihen më shumë në jetën politike.
Me kalimin e viteve, pjesëmarrja e gruas në politikë ka ndryshuar për të mirë. Në fillim mendoj që ka qenë hezitimi nga vet gratë, pa kërkuar ndoshta mbështetjen që duhet ta ketë nga familja, por me kalimin e viteve kjo ka ndryshuar pozitivisht, po mendoj që ende nuk jemi në stadin për t’u kënaqur, niveli i duhur është vetëm kur të kemi (përfaqësim) 50-50”, tha ish-deputetja Teuta Haxhiu.
Aktualisht, pozitën e shefes së shtetit në Kosovë, e mban Vjosa Osmani.
Ndërsa në kabinetin qeveritar, pozitën e ministres e mbajnë 5 gra.
Por, Haxhiu thotë se këto nuk arritën ta ofrojnë shembullin më të mirë për gratë në Kosovë.
“Edhe pse kam në zgjedhje kundër Vjosa Osmanit, megjithatë e kam përkrahur si grua, por nga gjitha ato që kanë ndodhur në këto 4 vite, nuk mund të themi që ka ndodhur diçka vetëm pse është një zonjë, një grua, prej të cilës ndoshta unë kam pritur më shumë. Presidenten Jahjaga e dijmë se si ka ardhur. 6:23 Të ministret, nuk shoh ministre që është e pandikuar nga partia”, tha ajo.
Në këtë anketë, 37% e gjinisë femërore kanë mendimin se grave u mundon vetëbesimi për të kandiduar, ndërsa 41% thonë se nuk përkrahen nga familja.