Çka do të ndodhë nëse ekipet përfundojnë me pikë të njëjta në Euro 2024?

min lexim

Përfundimi i fazës së grupeve me pikë të njëjta në një Kampionat Evropian është gjithmonë i mundshëm.

Por, çka ndodh në këtë rast?

Cila Kombëtare kalon tutje e cila mund të shkojë në shtëpi?

Rregullat e UEFA-s për garën më prestigjioze të futbollit janë të qarta.

Nëse dy apo më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të fazës së grupeve, do të përdoret përparësia e rezultatit nga përballja kokë më kokë, për ta përcaktuar renditjen finale.

E nëse edhe në këtë rast përballja mes tyre ka përfunduar baras, atëherë do të shkohet në përparësitë tjera.

Rregulli do të ndiqet me përparësinë nga diferenca e golave dhe më pas nga golat e shënuar në ndeshjes mes ekipeve në fjalë.

Më tej do të shikohet se kush ka bërë më shumë fitore dhe më pas do të shikohet disiplina (kartonët) e regjistruar gjatë krejt fazës së grupeve.

E nëse krejt këto statistika do t’i kenë të njëjta, Kombëtaret do të detyrohen të gjuajnë penallti mes vete për ta përcaktuar ekipin që do të shkojë tutje.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Agjenda e Komunës së Prishtinës me rastin e Ditës së Çlirimit të saj

Story i radhës

Gjeste të turpshme në mes të turmës, 64-vjeçari arrestohet gjatë koncertit të Swift

Të fundit nga