Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu Ardian Civici u shpreh se nuk ka nevojë për panik në vendin tonë lidhur me produktet bazë pas luftës në Ukrainë.
Ai tha se tregjet do të turbullohen nga kjo situatë sidomos ato të drithërave, sepse Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit më të mëdhenj në botë të këtyre prodhimeve.
Civici: Nuk mendoj se ka vend për panik, ndoshta ka pasur ndikim edhe nga lajmet që ka pasur sjellje të tilla edhe në vendet e tjera. Nuk jemi në një situatë që duhet të kemi frikë për ushqimet bazë. Edhe ardhja e fundit me grurë në Shqipëri mundtë ketë shkaktuar një tronditja.
Sigurisht që tregjet do të turbullohen nga kjo situatë sidomos ato të drithërave, sepse Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit më të mëdhenj në botë të këtyre prodhimeve. Ndërkohë që ne tregtinë më të madhe e kemi me vendet evropiane dhe prandaj duhet të koordinohemi me to nëse konflikti do të vazhdoje dhe sanksionet do të bëhen me të ashpra. Ajo që mund të ndodhë, është një rritje çmimesh e disa produkteve.