City po përgatit kontratën e re për Bernardo Silvan

November 1, 2022
1 minut lexim

Manchester City raportohet se po planifikon t’i ofrojë Bernardo Silvas një kontratë të re fitimprurëse në një përpjekje për të “blinduar” lojtarin edhe për disa sezone tjera.

Portugezi ishte me një largim nga “Etihad Stadium” gjatë afatit kalimtar të verës, por ai vazhdon të jetë pjesë e “Qytetarëve”.

Barcelona bëri përpjekje për transferimin e tij, por klubi katalunas nuk mundi të siguronte fondet e nevojshme për blerjen e tij.

Silva ka edhe tre vjet të tjera për të përfunduar kontratën e tij me Man Cityn. Ai vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve kryesorë te skuadra e Pep Guardiolas.

Reprezentuesi portugez ende mendohet se dëshiron të largohet nga kampionët anglezë për arsye personale, por klubi shpreson ta bindë atë të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate.

Sipas “Football Insider”, Manchester City po përgatitet t’i ofrojë 28-vjeçarit një kontratë ku parashihet që ai të fitojë edhe më shumë financiarisht.

Ish-futbollisti i Benficas dhe Monacos thuhet se aktualisht fiton rreth 150 mijë funte në javë, por klubi nga Manchesteri është i gatshëm t’i ofrojë atij një rritje në një përpjekje për ta bindur atë të qëndrojë edhe për më gjatë.

Kontrata aktuale e Bernardo Silvas skadon më 30 qershor 2025. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjiganti italian në bisedime me përfaqësuesit e Depayt

Story i radhës

Derrat e egër “tmerrojnë” grekët, i shkojnë për “vizitë” në mes të Athinës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë