citaku per mungesen e presidentit thaci ne varrimin e babait nje padrejtesi e rende e ftohte dhe cnjerezore 67d8b2dbb6aca

Çitaku për mungesën e presidentit Thaçi në varrimin e babait: Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore

March 18, 2025
1 minut lexim

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se kjo është një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore.

Tutje, ajo shkroi se këtë padrejtësi do ta gjykojë historia.

“Baca Haxhi nesër do të përcillet në rrugëtimin e tij të fundit, i rrethuar nga dashuria dhe nderimi i të gjithëve ne që e njohëm dhe e çmuam jetën dhe veprën e tij. Do të jemi aty për ta përcjellë me respekt e dhimbje, por edhe me krenari për gjithçka që ai dha për këtë tokë”.

“Por dhimbja bëhet edhe më e rëndë, sepse biri i tij nuk do të jetë pranë për ta dhënë lamtumirën e fundit. Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore ia mohon këtë të drejtë themelore. Kjo nuk është drejtësi. Gjykatë e specializuar në padrejtësi”, shkroi Çitaku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

be ja e hapur ndaj modelit te shqiperise per ceshtjen e emigranteve 67d8a967111a1
Story i mëparshëm

BE-ja e hapur ndaj modelit të Shqipërisë për çështjen e emigrantëve

samiti i ardhshem i g7 presidenti i ri kanadez fton zelenskyn ne eventin e qershorit 67d8ba210866b
Story i radhës

Samiti i ardhshëm i G7/ Presidenti i ri kanadez fton Zelenskyn në eventin e qershorit

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.
ShkoLartë