Çitaku e cilëson lajm të mirë ndalimin e TikTok-ut: Ja ndalimet tjera që duhet t’i bëjë qeveria

1 minut lexim

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka cilësuar si lajm të mirë ndalimin e “TikTokut” në të gjitha institucionet publike.

Megjithatë ajo, ka thumbuar pushtetin dukei kërkuar që që të ndalojë edhe kontatat njëburimore e shkeljet e Kushtetutës.

“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky. Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar TikTokun në të gjitha institucionet shtetërore. Gjatë mbledhjes këtë të premte, Qeveria votoi pro ndalimit të rrjetit social TikTok./

Story i mëparshëm

Kush fitoi dhe kush humbi ndjekës? Çfarë po ndodh me Instagramin e ish-banorëve të BBV3

Story i radhës

Rriten sërish temperaturat! Gjatë fundjavës pritet një mot me diell dhe i nxehtë

Të fundit nga