Çitaku e cilëson lajm të mirë ndalimin e TikTok-ut, ja ndalimet tjera

1 minut lexim

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka cilësuar si lajm të mirë ndalimin e “TikTokut” në të gjitha institucionet publike.

Megjithatë ajo, ka thumbuar pushtetin dukei kërkuar që që të ndalojë edhe kontatat njëburimore e shkeljet e Kushtetutës.

“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky. Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar TikTokun në të gjitha institucionet shtetërore. Gjatë mbledhjes këtë të premte, Qeveria votoi pro ndalimit të rrjetit social TikTok./

Story i mëparshëm

5 vjet pas martesës, një grua kineze zbulon se burri i saj ‘doktor’ ishte i papunë gjatë divorcit

Story i radhës

LIVE: Ukraina i bën ‘kërdinë’ Rusisë gjatë natës/ Kjo është thirrja e Putinit

Të fundit nga