Çitaku: Aleatët kërkuan vetëm koordinim për dinarin, nëse Qeveria është kaq e vendosur pse e la Radoiçiqin të ikte?

February 5, 2024
1 minut lexim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar Qeverinë për moskoordinim me aleatët për çështjen e largimit nga përdorimi të dinarit serb në vend.

Çitaku tha se aleatët kanë kërkuar vetëm që “zbatimit t’i paraprijë një fushatë vetëdijësuese”. Ajo u kthye ta kujtojë rastin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke shtruar pyetjen se “si e lanë Radoiçiqin të ikte”.

“Nëse janë kaq, ama bash kaq të vendosur në zbatimin e rregullit dhe ligjit, e shtrirjes së kushtetutshmërisë anë e kënd Republikës, si e lanë Radoiçiqin dhe dhjetëra kriminelë që bënë sulm terrorist në Kosovë, të largohen në dritë të diellit”, tha Çitaku.

“Ata u larguan pa therrë në këmbë”, tha nënkryetarja e PDK-së. “Është e qartë që i kanë lënë”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Irani nis ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor

Story i radhës

Protesta e Rithemelimit, Salianji në fjalën e tij: Nuk kishte çfarë të thoshte prandaj bllokoi hyrjen e deputetëve

Të fundit nga

ShkoLartë