Cisse: Benzema e ka nisur fort, me një lumë golash

Tre gola të paharrueshëm në Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Topi në shtëpi dhe kualifikim në çerekfinale.

Po flasim për Karim Benzema, i cili ka qenë protagonist në javën e Champions-it që lamë pas me Real Madrid-in.

Tani ka ardhur koha për të menduar për ndonjë sukses personal dhe ish-sulmuesi Djibril Cisse nuk ka dyshime mbi faktin se Karim The Dream mund të jetë një nga favoritët për Topin e Artë.

“Mund të them se Karim Benzema e ka nisur fort, me një lumë golash. Por edhe Robert Lewandowski. Këto kriteret e reja për Topin e Artë janë një avantazh për të.

“Nëse vazhdon të luajë kaq mirë në Champions dhe La Liga, atëherë mund ta sigurojë Topin e Artë pas pesë ose gjashtë muajsh”, ka thënë Cisse për L’Equipe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inteligjenca dhe ankthi: Një marrëdhënie dashuri-urrejtje

Story i radhës

Policia në aksion, arrestohen 20 drejtues automjetesh dhe pezullohen 117 leje drejtimi, policia jep detajet

Të fundit nga