Tre gola të paharrueshëm në Champions League kundër Paris Saint-Germain.
Topi në shtëpi dhe kualifikim në çerekfinale.
Po flasim për Karim Benzema, i cili ka qenë protagonist në javën e Champions-it që lamë pas me Real Madrid-in.
Tani ka ardhur koha për të menduar për ndonjë sukses personal dhe ish-sulmuesi Djibril Cisse nuk ka dyshime mbi faktin se Karim The Dream mund të jetë një nga favoritët për Topin e Artë.
“Mund të them se Karim Benzema e ka nisur fort, me një lumë golash. Por edhe Robert Lewandowski. Këto kriteret e reja për Topin e Artë janë një avantazh për të.
“Nëse vazhdon të luajë kaq mirë në Champions dhe La Liga, atëherë mund ta sigurojë Topin e Artë pas pesë ose gjashtë muajsh”, ka thënë Cisse për L’Equipe.