Çipolina: Duhet të kemi përkrahje në tribuna

1 minut lexim

Kapiteni i skuadrës “Linkoln”, Roj Çipolina, u ka bërë thirrje tifozëve të klubit që të ndjekin ndeshjen e kthimit me Shkupin, në xhiron e parë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup , siguroi një avantazh të sigurt, duke shënuar fitore me rezultat 3-0.

“Mbështetja është jetike. Ne kemi futboll evropian tani dhe do të ishte mirë të shihnim të gjithë mbështetësit tanë vendas që vijnë për të na brohoritur. Ne duhet të krijojmë atë pasion dhe kulturë që mbaj mend si një djalë i ri duke parë ndeshjet e kombëtares, këtu me ekipe si Kryital Pallas dhe Noriç Siti. FC Shkupi ka pasur shumë mbështetje në shtëpi dhe do të ishte shumë mirë ta ndjenim edhe ne atë mbështetje”, tha Cipolina.

Ndeshja mes Lincoln dhe Shkupit është caktuar që të zhvillohet gjatë ditës së martë, në orën 18:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çairi edhe me një hapësirë sporti

Story i radhës

Greqia kërkon “shpjegim” nga Turqia rreth një harte që u shpërnda në mediat sociale

Të fundit nga