Çipet ARM në kompjuterët Windows nuk ngadalësojnë hapin, debuton modeli i ri Snapdragon X

January 7, 2025
1 minut lexim

Qualcomm prezantoi një tjetër çip ARM për laptopët i cili i bashkohet serive Snapdrragon X duke ulur akoma më tutje koston e kompjuterëve Copilot Plus në rreth 600 dollarë.

Çipi i ri Snapdragon i bashkohet serive ekzistuese Snapdragon X Plus dhe X Elite dhe do të jetë i disponueshëm në disa modele nga Acer, Asus, Dell, HP dhe Lenovo në muajt në vijim.

Snapdragon X është dizajnuar për laptopët për masat dhe buxhetorë, kështu që nuk do të ofrojë performancë po aq të lartë sa X Plus dhe X Elite. Qualcomm ende premton performancë më të mirë për vat krahasuar me procesorët x86 nga Intel dhe AMD ndërsa ju referua modelit Core 5 120U.

Njëlloj si modelet tjera X Plus dhe X Elite, Snapdragon X ka një NPU prej 45 TOPS duke mundësuar veçoritë AI të ofruara nga laptopët Copilot Plus. Procesori Oryon i Qualcomm integruar në këtë çip ka 8-bërthama dhe frekuencë 3Ghz. Është ndërtuar mbi të njëjtën arkitekturë 4-nanometër si modelet e tjera Snapdragon X Series.

Snapdragon X mund të hedhë themelet e mini-kompjuterëve të parë Windows fuqizuar nga Qualcomm. Gjithashtu kompania u mburr duke thënë se mbi 60 dizajne laptopësh nga prodhues të ndryshëm janë në fazë zhvillimi dhe prodhimi bazuar në seritë e çipeve Snapdragon X. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Fundi” i Lajçakut, Maloku flet për ndryshimet që e presin dialogun Kosovë-Serbi – tregon se çfarë emisari i duhet këtij procesi

Story i radhës

VLEN: BDI shkatërroi mjedisin, VLEN me masa konkrete për ajër të pastër

Të fundit nga

Notebook, tablet, czy smartfon? Poznaj różnice

Telefon, tablet czy laptop — co najlepiej się nadaje do gier hazardowych? „Telefon, tablet czy notebook?” We współczesnym życiu jest to pytanie dla wielu osób, które muszą podjąć pracę lub naukę, a
ShkoLartë