Prishtina së shpejti do të bëhet me sistemin e ujitjes ‘pik-pik”, që do të mundësojë të kenë ujitje të hapësirave të gjelbra në mënyrë automatike.
Nora Cimili Gagica, kryeshefe e Ndërmarrjes Publike Lokale “Gjelbër”, tha se kjo ndërmarrje e cila së fundi ka ndërruar emrin do të merret me projektet për gjelbërimin e mjedisit në kryeqytet.
Ajo bëri me dije se do të shtohen edhe më shumë ‘ishujt’ urban të gjelbër. ‘Jemi duke punuar në instalimin e sistemin e ujitjes ‘pik-pik në kryeqytet”, tha ajo.
Cimili Gagica bëri me dije se kanë 250 punëtorë që kujdesen për punët në Prishtinë. Një sfidë e madhe e ndërmarrjes është edhe makineria e vjetër.