Kryeministri Edi Rama prej më shumë se një ore ndodhet jashtë stadiumit “Air Albania”, ku po pret liderët europianë.
E teksa ka pritur liderët më të lartë të BE, Rama ka bërë një gjest të pazakontë për kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
Në momentin që Bettel i është afruar me një çantë në dorë, Rama i ka dhënë dorën dhe i është ulur në gjunjë. Nuk dihet se për çfarë arsye kryeministri e ka bërë këtë gjest, port ë dy u panë duke qeshur.
Kujtojmë që liderët e BE kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor duke e bërë kështu Shqipërinë për një ditë, vend të BE.