cili gur i cmuar lidhet me muajin tuaj te lindjes dhe cfare perfaqeson ai 620010f4a7001

Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

February 6, 2022
1 minut lexim

Një gur i lindjes është një gur i çmuar që përfaqëson periudhën e lindjes së një personi që zakonisht është muaji ose shenja e horoskopit. Gurët e lindjes shpesh mbahen si bizhuteri. Megjithatë kini parasysh që për shkak të interpretimeve të ndryshme, gurët përkatës për secilin muaj mund të ndryshojnë, ndaj nuk keni pse kufizoheni; mund të mbani çdo gur që mendoni se përcjell energjinë që dëshironi.

Janar – garnet: lidhet me vitalitetin, dashurinë dhe dritën.

Shkurt – amethyst: lidhet me spiritualitetin, qartësinë mendore dhe shërimin.

Mars – aquamarine: lidhet me lumturinë martesore dhe intelektin superior.

Prill – diamant: lidhet me forcën dhe dashurinë e përjetshme.

Maj – smerald: lidhet me inteligjencën e shtuar, objektivitetin dhe shërimin.

Qershor – perlat: lidhen me ndershmërinë, pastërtinë, mençurinë dhe fuqinë.

Korrik – rubin: lidhet me forcën, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e zemërimit.

Gusht – peridot: lidhet me largimin e shpirtrave të këqij.

Shtator – safir: lidhet me mbrojtjen ndaj dëmtimit fizik dhe mendor, mbrojtjen nga qëllimet e këqija si zilia.

Tetor – opal: lidhet me dritën dhe magjinë.

Nëntor – citrin: lidhet me shërimin, lumturinë dhe sjell lehtësim për stresin dhe dhimbje të tjera fizike.

Dhjetor – topaz blu: lidhet me pasurinë

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

maroku vajton vdekjen e pesevjecarit qe ra ne pus 620010f273323
Story i mëparshëm

Maroku vajton vdekjen e pesëvjeçarit që ra në pus

simeone barcelona me e forte sot 620010f71e206
Story i radhës

Simeone: Barcelona më e fortë sot

Të fundit nga

ShkoLartë