Cili është funksioni i zyrës ruse në Kosovë, për të cilën Kurti bëri një paralajmërim

March 26, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë, në një intervistë tregoise zyra ndërlidhëse e Rusisë në Kosovë është duke u vëzhguar nga organet e sigurisë, në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë.

Kjo zyre punën e kishte nisur në vitin 2005.

Madje, në hapjen e saj kishte marrë pjesë edhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës Bajram Kosumi, në kohën kur vendi ynë administrohej nga Kombet e Bashkuara.

Por, cili është sot funksioni i zyrës ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë që selinë qendrore e ka në lagjen Arbëria të Prishtinës?

Anëtari i Komisionit të Kuvendit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, thotë se kjo zyrë funksionon nën ombrellën e një akreditimi pranë misionit të UNMIK-ut.

Megjithëkëtë, Dugolli shprehet se Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë bashkëpunim me këtë zyre.

Ai gjithashtu thekson domosdoshmërinë që aktivitetet e saj të monitorohen edhe më shumë nga organet e sigurisë.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se mbyllja e kësaj zyre nuk është në interesin e Kosovës.

Sipas tij, nëse zyrtarët e saj veprojnë kundër interesave të vendit, shteti ynë mund të marrë masa.

Së fundi, kryeministri Albin Kurti në një intervistë tregoi se kjo zyre është duke u vëzhguar nga organet e sigurisë, në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë./Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prapaskena/ Takimi në Romë i shërbimeve të fshehta: Pas një muaji, Putini do jetë pa burime

Story i radhës

Merr flakë komisariati i policisë së Kamzës, një person pëson djegie të rënda, me urgjencë drejt spitalit

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë