Gëzuar muajin mars të gjitha grave në botë! Kurrë nuk do të mund t’ju jemi mirënjohës mjaftueshëm për atë që përfaqësoni – JETËN në Univers. Në këtë artikull do të gjeni disa përshkrime të shkurtra (maja e ajsbergut) me karakteristikat astrologjike arketipale për gratë e të gjitha shenjave të Zodiakut.
Gruaja shenja e Dashit:
E parezistueshme! Ajo i dëshiron të gjitha – ose asgjë fare. Në dashuri ajo do të jetë besnike, por pret besnikëri totale në kthim. Nëse partneri është dakord me këto dy kritere thelbësore, do të jetë njeriu më i lumtur në botë, pasi dashuria që do të marrë në kthim do të jetë e përjetshme dhe me intensitet në rritje. Është ambicioze dhe nuk e pranon lehtë humbjen, ose më saktë humbja nuk është fare në mendësinë e saj. Ajo dëshiron të kuptohet dhe vlerësohet për të gjitha cilësitë unike që posedon dhe nuk janë të pakta. Konsiderohen gratë më energjike dhe aktive të zodiakut. Para së gjithash, ajo është një mike e vërtetë, do t’ju gjendet pranë në çdo çast, dhe do t’ju shtyjë përpara në realizimin e qëllimeve tuaja me gjithë forcën dhe qëndrueshmërinë që e karakterizon, suksesi juaj e bën të lumtur. Megjithatë, një lidhje dashurie me të nuk është e lehtë. Ajo takohet me një burrë në terma të barabartë, por në thelb, në marrëdhëniet e saj me burrat rezulton se ajo është dominuese. Nëse ju pëlqejnë sfidat, do të jeni i përzgjedhuri saj.
Gruaja shenja e Demit:
Gruaja Demi është një romantike e vërtetë – e qetë, artistike dhe tërheqëse. Ajo është shumë e përkushtuar për krijimin e një familjeje të ngrohtë dhe me tradita. Të vendosura, këmbëngulëse, realiste dhe i besojnë instiktit personal. Rutina nuk ju pengon, i përshtateni asaj në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe çfarëdo përvoje që ju sjell jeta, mësoni shpejt prej tyre dhe nuk ka gjasa të përsërisni të njëjtin gabim dy herë. Burri që dëshiron ta marrë dashurinë, duhet të jetë i përgatitur për shumë përpjekje joshjeje, sepse kjo është rruga për zemrën tuaj. Të qenit në dashuri nxjerr në pah më të mirën e gruas Dem. Në shumë mënyra, ajo është personifikimi i përsosur i gruas së modës së vjetër ku detajeve do t’i kushtohet vëmendje me stil. E quajmë Mona Lisa në artin e joshjes. Një nga shenjat më besnike të Zodiakut. Ajo kërkon një partner të pasionuar në shtrat dhe njëkohësisht të jetë një shok i përkushtuar.
Gruaja shenja e Binjakëve:
Kur bëhet fjalë për dashurinë, janë shumë sensuale dhe nuk e kanë problem të bëjnë hapin e parë për të fituar simpatinë e tyre. Disa do të thoshin se janë shumë gra brenda një gruaje ato të shenjës së Binjakëve. Nuk mund të thuash se janë të ndrojtura, pasi nuk i gjeni kurrë në prapaskenë, por janë të guximshme, intriguese dhe jo më pak provokuese për debate. Mendja e tyre ka nevojë të jetë përherë në angazhim maksimal. Në një moment ajo është e trembur, pas pak e ‘egër’ dhe e paparashikueshme, por asnjëherë më pak tërheqëse. Personi i përzgjedhur duhet ta përmbushë në të tria dimensionet në të njëjtën kohë – mendore, emocionale dhe seksuale. Një pjesë e saj ka nevojë për dashuri dhe siguri, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe ta bëni të ndihet se ajo është gruaja më e rëndësishme në botë. Ndërsa pjesa tjetër, po aq e fortë, ka nevojë për stimulim dhe risi të vazhdueshme. Megjithatë, brenda saj është një person i qëndrueshëm dhe që tregon fytyrën e saj të vërtetë vetëm kur ajo është e dashuruar.
Gruaja shenja e Gaforres:
Eshtë ekstremisht e ndjeshme, romantike, e dashur, krijuese, pasionante, e qetë, intuitive dhe me shumë imagjinatë. Nuk i duron provokimet. Ajo është në shumicën e kohës një vorbull ndjenjash, kështu që brenda një periudhe të shkurtër kohe ajo mund të jetë thesari vet, më pas tejet e zemëruar. Ka një vullnet të fortë dhe është këmbëngulëse për atë që dëshiron, por shpesh mund të jetë shumë e rezervuar dhe e tërhequr në parzmoren e saj. Askund nuk ndihet më mirë dhe më e sigurt se në shtëpinë e saj, dhe familja është shenjtorja e saj më e madhe. Eshtë shumë e kujdesshme kur e jep zemrën tej. Për të cilësia e besimit është kryefjala në një marrëdhënie. Nëse tradhtohet në dashuri do të jetë jashtë mase shkatërruese për të dhe kërkon një kohë të gjatë që ajo të falë. Në të vërtetë, ajo kurrë nuk fal emocionalisht – por në mënyrë racionale, mbase po.
Gruaja shenja e Luanit:
Gruaja Luan është një projektuese shumë e aftë. Natyra e saj romantike është intensive, jetësore dhe e paharruar. Nuk ka befasi për të, dhe më së paku të pakëndshme. Motoja e saj është ‘unë jam Luanesha, dëgjo zërin tim’, prezenca e saj nuk mund të mos bierë në sy. Ajo e adhuron vëmendjen dhe zakonisht e merr atë. Burri i saj i preferuar duhet të jetë një burim i shkëlqyer frymëzimi dhe gjallërie, prandaj nëse dëshironi të fitoni një grua të lindur në shenjën e Luanit, duhet të jeni kreativë, romantikë dhe të zgjuar të mbani ndezur pasionin. Intensiteti dhe pasioni i manifestuar në çdo aspekt, janë më të theksuara në jetën e saj të dashurisë. Ajo do ta vendosë dashurinë në qendër të universit të saj, por gjithashtu do të kërkojë që ju të bëni të njëjtën gjë, në të kundërt argërtimi ka përfunduar.
Gruaja shenja e Virgjëreshës:
Siç e njohim ndryshe, ‘detajiste’ e Zodiakut. Keni natyrë shumë të butë, të ndjeshme dhe para së gjithash besoni në dashurinë e vërtetë, dashurinë praktike. Ajo është jashtëzakonisht pasionante, nerva të fortë, dhe kërkon përsosmëri nga marrëdhënia e saj, përpiqet të analizojnë situatat dhe eksplorojë emocionet. Eshtë një kombinim enigmatik i sensualitetit dhe konservatorizmit, e di shumë mirë se ku është drejtuar dhe çfarë po synon, por gjithashtu rrezikon depresion nëse, me një përpjekje të madhe, ajo nuk arrin të realizojë atë që dëshiron. Nga jashtë ajo mund të duket e qetë, ndonjëherë edhe e largët dhe e paarritshme, pasi paraprakisht ka nevojë të deshifrojë sakt emocionet në të gjitha marrëdhënjet. Nëse dëshironi të fitoni një zonjë të lindur në këtë shenjë, do të keni nevojë për të gjithë sharmin e kësaj bote, si dhe romancën, pa të cilën ajo me siguri nuk do të dashurohet me ju.
Gruaja shenja e Peshores:
Ajo është mishërimi i bukurisë, drejtësisë dhe ekuilibrit, e dashuruar me idenë për të qenë e dashur. Përveç dashurisë, mirëkuptimit dhe simpatisë, ajo dëshiron një partner që do të kujdeset edhe për disa ‘teka‘ të saj, pasi pret që të tjerët të kuptojnë dëshirat e saj pa qenë e detyruar t’i deklarojë ato. Eshtë një artiste krijuese, di për ushqimin, veshjet si dhe dekorimin. Një grua e shenjës Peshore e shikon joshjen si një formë arti. Ajo nuk luan lojëra kur bie në dashuri, pasi kërkon një harmoni të plotë në marrëdhënie. Natyrisht, ajo ka dhuratën e lindur për të skanuar mirë njerëzit, kështu që ajo gjithmonë do të jetë në gjendje të zgjedhë partnerin e duhur të jetës dhe të biznesit. Kur një lidhje dashurie zbehet, ajo përpiqet të realizojjë një lamtumirë miqësore. Mbetet gjithmonë e hapur për arsyetim të shëndoshë dhe do të pranojë gabimet e saj nëse e bindni me argumentet tuaja.
Gruaja shenja e Akrepit:
Një grua Akrep konsiderohet shenja më seksi dhe më misterioze e Zodiakut. Ajo është poseduese, por shumica e burrave me një grua Akrep në jetën e tyre nuk duan asgjë më shumë sesa të posedohen nga ajo. Nëse ajo ju do, ajo do t’ju mbrojë deri në frymën e fundit si askush tjetër. Intuitat e saj janë shumë rrallë të gabuara. Dëshiron të kuptojë gjithçka dhe di të bëjë pyetjen e duhur për të marrë përgjigjen që po kërkon. Është e vendosur të ketë sukses, do të punojë shumë dhe do të jetë e gatshme të sakrifikojë për të arritur qëllimet e saj. Ajo është e talentuar me aftësinë për të depërtuar në sekretet e fshehura të natyrës njerëzore. Zemrat e dobëta kurrë nuk fitojnë një femër Akrep. Ajo mund ta drejtojë një burrë në prag të dëshpërimit dhe me një gjest ta ngrejë përsëri në lartësitë e lumturisë. Akrepi është një shenjë uji dhe si të gjitha shenjat e ujit, është shumë e ndjeshme ndaj ndjenjave të të tjerëve. Ndjenjat e vërteta të gruas Akrep, shpesh mbeten enigmë për partnerin, pasi ndjenjat e saj të vërteta dinë të jenë të paqarta.
Gruaja shenja e Shigjetarit:
Ajo konsiderohet zonja e gjithanshme, grua e zgjuar, zbavitëse, optimiste, me shpirt të lirë! Shumë kurioze për të mësuar gjëra të reja, e etur për udhëtime dhe aventura eksplorimi. Duke pasur parasysh natyrën e saj, ajo dëshiron të zbulojë kuptimin e jetës. Ky shpirt i lirë nuk e duron dot rutinën, pasi ajo e kufizon, asaj i pëlqen të jetë fleksibël, të ndryshojë planet e saj dhe t’i përshtatet situatës. Eshtë shumë spontane dhe e afërt me njerëzit. Për të, jeta do të thotë të ecësh përpara. Natyra e saj eksploruese mund të bëjë që ajo të ketë një numer të përvojave të hershme të partneritetit, duke qenë se beson fuqishëm se njeriu duhet t’i përjetoj gjërat vet në mënyrë që të marri më të mirën nga çdo përvojë. Në thelb, një grua Shigjetar gëzon jetën dhe përpiqet që të gjithë rreth saj të kënaqen gjithashtu. Sensi i humorit është një nga tiparet e saj më të këndshme. Ajo preferon burrat që janë stimulues intelektualë.
Gruaja shenja e Bricjapit:
Një zonjë me class. Ajo është jashtëzakonisht e informuar për t’u kujdesur për veten dhe për të qenë e pavarur – ka stilin e saj, është e përpiktë dhe disi zyrtare. I pëlqen të jetë e zënë me punë dhe e merr jetën shumë seriozisht. Ajo ka një sensualitet që lulëzon vetëm kur ndihet e sigurt! Ambicioze dhe autoritare në punë. E besueshme, e matur dhe e kujdesshme në dashuri, ajo nuk ka kohë për të humbur në flirtim pa kuptim. Nëse një burrë i intereson asaj, ajo do të vëzhgojë atë nga një distancë emocionale përpara se të afrohej më shumë dhe mendon me kujdes pasojat e përfshirjes. Ajo është e gatshme të bëjë më të mirën për një partner, por ai duhet të plotësojë nevojat e saj. Të gjitha marrëdhënjet i trajton me përgjegjshmërinë maksimale. Mos harroni: ajo mban në mend çdo gjë. Shquhet për vetëdisiplinë, vetëpërmbajtje dhe autokritikë.
Gruaja shenja e Ujorit:
Ajo është një person jokonvencional, njëkohësisht shumë origjinale në çdo gjë që angazhohet. Liberale në të gjitha marrëdhënjet, e paparashikueshme në interesa dhe shpesh merr epitetin e rebeles së Zodiakut pasi nuk u bindet lehtësisht rregullave dhe traditave shoqërore. Një grua Ujori ka karakteristikën që të mos pranojë asgjë të mirëqenë pa e shqyrtuar në imtësi qëllimin dhe kuptimin për gjithçka. Ajo shpesh nuk është e kënaqur të qëndrojë atje ku është pasi kërkon të jetë në lëvizje të vazhdueshme. Prandaj mund të themi me siguri se ajo ishte një grua e çliruar para se dikush të dëgjonte ndonjëherë për lëvizjen dhe të drejtat e grave. Partneri i saj duhet të jetë i përgatitur për të përmbushur sfidat e paraqitura nga kjo grua me vullnet të fortë dhe të pavarur. Pavarësia është diçka që e vlerëson shumë, prandaj e kërkon atë nga një partner, por edhe di t’ia japë të njejtën liri partnerit. Prandaj quhet Epoka e Ujorit, Epoka e Lirisë.
Gruaja shenja e Peshqve:
E dashur, intuitive, idealiste, sakrifikuese, e shoqërueshme, e ngrohtë – të gjitha këto tipare zbukurojnë gruan Peshqit. Në pamje të parë, duket e qetë, por përbrenda fsheh shumë pasion dhe ndjeshmëri. Romanca është fryma e jetës për të. Ka një bukuri magjepsëse, prandaj nuk është çudi që burrat janë të mahnitur nga ajo në shikim të parë. Më shumë se çdo grua tjetër në Zodiak, Peshqit janë gati të përshtaten, ndryshojnë veten për partnerin që dashurojnë. Kur ajo është e lumtur në dashuri, gjithçka tjetër në jetë bëhet e mrekullueshme, funksionale, harmonike, ashtu siç e ëndërron, me shumë imagjinatë, prandaj bëjnë çdo gjë që realiteti t’i afrohet ëndrrës së tyre ideale. Konsiderohen ëndrrimtaret më të mëdha të Zodiakut, dhe mund të shkëputen me lehtësi nga realiteti për t’u futur pikërisht në botën e tyre dhe për të ‘lundruar’ kudo që dëshirojnë. Të jetoni me to do të ndjeheni përherë të frymëzuar.