Cilat janë veshjet që nuk duhet t’i veshësh dy ditë rresht? Mësoni arsyet pse

min lexim

A nuk do të ishte jeta më e thjeshtë nëse do të vishje të njëjtat gjëra çdo ditë? Këtu nuk është fjala për një uniformë, por për veshjet fizike çdo ditë. Nisur edhe nga higjiena, të veshësh çdo ditë të njëjtat veshje nuk tregon pastërti. Ndërsa nga këndvështrimi i modës, shumë njerëz mendojnë se kjo mënyrë është një gabim mjaft i madh.

Këtu janë dy artikuj që përfundimisht duhen veshur, të paktën me dy ditë diferencë.

Reçipetat: Nuk është e sigurt nëse të gjitha femrat e dinë apo jo këtë, por nuk duhet të veshësh të njëjtat reçipeta çdo ditë. Reçipetat duan të paktën dy ditë të qëndrojnë në gjendje normale. Pasi ke veshur përgjatë gjithë ditës, elasticiteti i tyre ka shkuar në maksimum, kështu që ato kanë nevojë të qëndrojnë për pak kohë, në mënyrë që forma e tyre të shkojë në vend dhe elasticiteti të mos prishet. Nëse vesh të njëjtat reçipeta çdo ditë, elasticiteti nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht, kështu që do t’i nxjerrësh jashtë përdorimit shumë shpejt.

Këpucët: Ka me mijëra-miliona njerëz në të gjithë botën që gjejnë rehat vetëm në një palë këpucë dhe ato i veshin përgjatë gjithë sezonit. Megjithatë, mënyra më e mirë për t’i pasur këpucët sa më jetëgjatë është të mos i veshësh ato çdo ditë. Po ashtu si reçipetat, edhe këpucët kanë nevojë për kohë që të rikthehen në fazën e tyre fillestare, por po ashtu edhe këmbët. Duke veshur të njëjtat këpucë apo të njëjtin stil këpucësh çdo ditë vazhdimisht “ushtron forcë mbi këpucët dhe këmbët pa i lënë ato të ajrosen”, – thotë doktor Jaleh Hoofar, specialist mjekësor për trajtimet e këmbëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdhi si përforcim i madh nga FC Shkupi, Shkëndija e kargon

Story i radhës

U dërguan për të vrarë Zelenskyn, grupi famëkeq “Wagner” pëson humbje të mëdha në Ukrainë

Të fundit nga