Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) shpalli pagat mesatare më të larta neto që janë paguar në maj në Maqedoninë e Veriut.
Në sektorin e programimit kompjuterik, konsulencës dhe aktiviteteve përkatëse, pagat më të larta neto janë paguar në shumë prej 93.536 denarë.
Më pas listën pasojnë veprimtaritë tjera profesionale, shkencore dhe teknike me 58.834 denarë, pastaj veprimtaritë e shërbimeve financiare, përveç fondeve të sigurimit dhe pensionalit, me 56.217 denarë.
Në pozitën e katërt është prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike me 55.734 denarë dhe marketingu dhe hulumtimi i tregut me 53.114 denarë.
Më herët, Qeveria njoftoi se paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në maj 2023, është 36.465 denarë.(