Cilat janë produktet personale që nuk duhet të ndani me të tjerët?!

min lexim

Disa produkte të kujdesit personal nuk duhet të ndahen kurr me të tjerët për shkak se mund të bëhen burim i pashmangshëm infeksionesh. Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm në këtë pikë dhe të mos ndani asnjë nga produktet e mëposhtme me askënd, madje as me familjarët:

Furça e dhëmbëve nuk duhet të ndahet në mënyrë kategorike me askënd. Goja është burim i miliona mikroorganizmave dhe mund të transmetoni miliona infeksione madje edhe nga ato më të rrezikshmet.

Brisqet e rrojës janë burim i padiskutueshëm infeksionesh që mund të transmetohen shumë lehtë nga njëri individ në tjetrin.
Sfungjeri i dushit qëndron në lagështi gjatë gjithë kohës, si pasojë kthehet në burim bakteresh si dhe grumbullon lëkurën e vdekur të trupit.

Për të shmangur rreziqet e ndonjë infeksioni të mundshëm mos e ndani me të tjerët.

Kufjet e veshit mund të mbledhin mikrobe që grumbullohen nga dylli i veshit dhe mund të transmetohen lehtë tek të tjerët duke shkaktuar infeksione dhe inflamacion të veshit.

Deodoranti roll-on nuk duhet të ndahet asnjëherë me askënd sepse është në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën (sqetullën) dhe grumbullon bakteret.

Sapuni përgjithësisht mbart mikroorganizmat që ka lëkura dhe nëse përdoret nga dikush tjetër mund të çojë në infeksione të ndryshme të lëkurës. Kërpudhat dhe infeksionet virale janë disa nga infeksionet që mund të transmetohen me anë të sapunit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadorja amerikane e tmerruar nga sulmet në Kiev

Story i radhës

Skënder Kapra: Urime përvjetori i gazetës “Bota sot”

Të fundit nga