Këtë herë tema nuk është vetëm për madhësinë por edhe për disa nga format e penisit, andaj shikoni edhe disa të meta dhe përparësi
I madh, i trashë, i gjatë, i shtrembër, i vogël… Me secilin nga ta mund të jetë shkëlqyeshëm nëse aplikohen teknika përkatëse.
I fryrë
Përparësitë: Kjo formë e penisit e quajtur sipas gjellës karakteristike të kuzhinës meksikane për shkak të formës dhe madhësisë, natyrisht fjala është për penisin XXL. Në tërësi ju plotëson, duke krijuar presion të madh dhe duke stimuluar në të gjitha zonat.
Të metat: Mashkulli me veglën e tillë mund të jetë krenarë për madhësinë e tij, për ç’shkak mund të jetë agresiv dhe të harrojë që vagjinës i nevojitet kohë për ngrohje në mënyrë që të përgatitet për të shmangur dhembjen.
Banane
Përparësitë: Mu sikur banania e kthyer në kurriz, disa penisë janë të shtrembër të kthyer nga lart, ashtu sikur lakohet gishti tregues kur e thërrisni dikë. Duke pasur parasysh që është i shtrembër i kthyer lart, ka rastin që vazhdimisht të stimulojë pjesën e sipërme të vagjinës, në të cilën gjendet pika-G.
Të metat: Shumica e meshkujve me penisin e këtillë shpesh janë të pasigurt, disa madje edhe kërkojnë falje për formën “e shëmtuar” të organit të tyre gjenital. Pamja nuk është gjithmonë me rëndësi. Keni talent natyror, ndërkaq për këtë nuk keni qenë të vetëdijshëm!
Gremç
Përparësitë: E ngjashme, por e kundërta e bananes – penisi është i lakuar nga poshtë. Me mashkullin i cili ka këtë formë të penisit, stili i qenit është i shkëlqyeshëm sepse penisi i lakuar nga poshtë në këtë pozë në mënyrë të përsosur e stimulon pikën-G, ndërkaq është e preferuar edhe poza kur partnerja qëndron sipër, por e kthyer me fytyrë nga këmbët e mashkullit.
Të metat: Në pozitën tradicionale misionare penisi i këtillë nuk stimulon ashtu siç do të duhej dhe nuk ka mënyrë që kjo të përmirësohet.
Raketa e xhepit
Përparësitë: Mbase është i vogël, por mos e nënvlerësoni. Meshkujt me penis të vogël dinë që kanë konkurrencë të madhe dhe shpesh kjo u bëhet sfidë që të përsosin teknikat e veta. Ndërkaq, kur është fjala për pozat, për ta janë të mira poza misionare dhe “stili i qenit”. Veç kësaj, janë të përshtatshëm për seks oral.
Të metat: Penisi i vogël lehtë del nga vagjina nëse çifti nuk praktikon pozën e përshtatshme dhe nëse teknikat seksuale nuk i kanë mësuar mirë.