cila eshte gjuha me e lehte per tu mesuar ne bote sipas nje kompanie perkthimi 67fd809732522

Cila është gjuha më e lehtë për t’u mësuar në botë, sipas një kompanie përkthimi

April 14, 2025
1 minut lexim

Faktorë të ndryshëm ndikojnë në vështirësinë e të mësuarit të një gjuhe të re, një prej tyre është se sa e ngjashme është gjuha e re me gjuhën mëmë.

 Kjo do të thotë, se nëse një person sheh rrënjë të përbashkëta, fjalë ose tinguj të ngjashëm, aq më të lehtë e ka për të mësuar gjuhën e re.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është ekspozimi ndaj gjuhës së huaj.

Sa më shumë të dëgjoni gjuhën në jetën tuaj të përditshme, në filma, muzikë ose media sociale, aq më e njohur bëhet ajo dhe më e lehtë për ta mësuar.

Por cila është gjuha më e lehtë në botë për t’u mësuar?!

Sipas Unbabel, një kompani e specializuar në përkthim, gjuha afrikane konsiderohet si gjuha më e lehtë për t’u mësuar në mbarë botën. Kjo gjuhë i përket familjes gjermanike perëndimore dhe shpesh përshkruhet si një dialekt i holandishtes.

Rreth 9 milionë njerëz flasin gjuhën aftikane, kryesisht në Afrikën e Jugut dhe Namibi, një fakt që e bën atë të rëndësishëm për komunikimin dhe kulturën në rajon.

Një nga arsyet pse gjuha afrikane është kaq e lehtë është struktura e thjeshtuar gramatikore. Ndryshe nga shumë gjuhë evropiane, gjuha afrikane nuk ka lakime të ndërlikuara gjinore.
Për më tepër, gjuha përdor vetëm tre kohë themelore (e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja), duke eliminuar nevojën për të mësuar forma më komplekse.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ilaria sula humbi ndjenjat para se te qellohej me thike zbardhet autopsia viktima u perpoq te mbrohej nga vrasesi 67fd773646b69
Story i mëparshëm

“Ilaria Sula humbi ndjenjat para se të qëllohej me thikë”, zbardhet autopsia: Viktima u përpoq të mbrohej nga vrasësi

ish portieri i arsenalit mund te perfundoje tek man utd si zevendesues i onanas 67fd8456b5315
Story i radhës

Ish-portieri i Arsenalit mund të përfundojë tek Man Utd si zëvendësues i Onanas

Të fundit nga

Jeep prezantoi një koncept mbi një koncept

Panairi Overland Expo West filloi më herët sot dhe Jeep e shfrytëzoi këtë ngjarje për të zbuluar një koncept mbi koncept – tendën e çatisë Jeep Performance Parts. I montuar në çatinë
ShkoLartë