Cila është arsyeja prishjes së miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit? Moderatori i njohur zbulon të vërtetën: Kjo është një telenovelë e nisur që…

September 18, 2022
min lexim

Prishja e miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit ka shkaktuar goxha reagime në publik dhe të gjithë duan të dijnë arsyen e vërtetë përse dy ish- mikeshat e ngushta nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Einxhel dhe Beniada kishin një marrëdhënie shumë të fortë brenda shtëpisë së famshme por që pas mbarimit të spektaklit ato nuk u panë më bashkë.

Në programin e “E Diell” gjatë një loje që organizohet me të ftuarin në studio, moderatori Ervin Kurti, i cili gjendej përballë Dea Mishel, ju drejtua pyetja se çfarë ka ndodhur realisht mes dy ish-banoreve. Ervini është parë të ketë një raport të mirë me të dyja vajzat dhe zgjodhi të mos përgjigjej duke u shprehur se nuk e ka ai të drejtën të flaës.

“Kjo është një telenovelë e nisur në “BBVIP” dhe që protagonistet kryesore e dijnë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë nuk ka ndodhur, çfarë është bërë miediatike dhe çfarë jo. Kështu që unë nuk jam i autorizuar të them asgjë nuk di asgjë më është fshirë memoria e kam ‘tabularasa’ “- u përgjigj moderatori.

Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë mes dyshes por rikujtojmë që javë më parë Einxhel ironizoi Beniadën teksa tha se ajo nuk i ka as numrin e telefonit. Ajo po ashtu e ka hequr edhe nga Instagrami.

“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”.

Ndërsa modelja nga ana tjetër ka thënë: “Me Einxhelin nuk flasim dhe nuk e di përse. Aty brenda kam qenë vetvetja, jo me të gjithë banorët por me Einxhelin dhe Donaldin pata më shumë miqësi. Nuk e di arsyen nuk di as se çfarë të tregoj pasi jam super okej me të kam qenë një super shoqe e kam shumë xhan”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

20 vjet përgjakje në “Palermon shqiptare”, nga ekzekutimi i sotëm tek vrasjet me snajper, gjithçka ka ndodhur në dy dekadat e fundit në Shkodër

Story i radhës

KF Tërnoci dhe KF Lugina, klubet që po ruajnë shqiptarinë në Luginë të Preshevës!

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë