Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të madhe në Ligën Evropiane

October 26, 2022
1 minut lexim

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit po prekin nivele gjithnjë e më të larta. Kështu të martën Arsim e Erdoan Vitaku kanë drejtuar ndeshje të rëndësishme e të fortë në fazën grupore të Ligës Evropiane ( meshkujt).

Në Preshov të Sllovakisë u takuan Tatrani dhe skuadra e madhe portugeze Benfica. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës grupore. Fitore shënoi Benfica me rezultat 29:25.

Çifti Vitaku, por edhe çiftet tjera kosovare të gjyqtarëve të EHF-së, kanë prani të rregullt në garat evropiane tashmë.

Niveli i ndeshjeve që u besohen është në ngritje të vazhdueshme. Kjo është dëshmi që punën po e kryjnë me sukses të plotë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rihanna tregon datën e rikthimit në muzikë me këngën për vazhdimin e “Black Panther” që i kushtohet të ndjerit Chadwick Boseman

Story i radhës

Ambasadori britanik: Mosndëshkimi duhet të marrë fund në Shqipëri

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë