Çifti punonjës shëndetësor që përjetoi tërmetin la mënjanë dhimbjen dhe vrapoi për ndihmë

February 22, 2023
min lexim

AYKUT KARADAĞ/SEZGİN PANCAR

Një çift punonjës shëndetësorë që bashkë me vajzën e tyre 6-vjeçare dolën duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së tyre në provincën Hatay që iu dëmtua rëndë në tërmetin e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 ballë, që nga minutat e para të tërmetit zgjasin dorën e ndihmës për njerëzit në nevojë.

30-vjeçari Burak Yıldırım, punonjës teknik i urgjencës mjekësore, dhe bashkëshortja e tij Nedime, ndihmëse e urgjencës (paramedik) në shërbimin e urgjencës 112 të drejtorisë së shëndetit të provincës, si dhe vajza e tyre 6-vjeçare Azra Yıldırım, u kapën nga tërmeti teksa flinin në shtëpinë e tyre në lagjen Odabaşı në rrethin Antakya të Hatay-it.

Familja u hodh nga dritarja e shtëpisë së tyre në katin e parë të një pallati me shtatë kate që u dëmtua rëndë dhe sapo kaluan këtë tronditje, ata vrapuan në ndihmë të njerëzve përreth. Çifti, i cili kreu ndërhyrjet ndaj rasteve duke marrë me vete edhe vajzën e tyre, siguruan kontribut në mbijetesën e shumë personave.

Familja, e cila qëndron në tendën e spitalit fushor të ngritur në oborrin e spitalit të trajnimeve edhe kërkimeve në Hatay, ndihmon edhe të plagosurit këtu, por interesohen edhe me fëmijët e tyre.

“Fatkeqësi e tmerrshme”

Burak Yıldırım tha për Anadolu se natën e tërmetit u zgjuan me zhurmë.

Ndodhemi brenda një fatkeqësie shumë më të tmerrshme se nga tërmeti që përjetuan më parë në Malatya, tha Yıldırım.

“Pasi mora në krahë vajzën, i bëra me shenjë bashkëshortes dhe më pas u hodha jashtë nga dritarja e shtëpisë sonë e cila shikon në pjesën e parkut të lodrave për fëmijë. Blloku ku qëndrojmë përbëhet nga katër ndërtesa. Mund ta shihnim kaosin qartë teksa ndërtesat u ndërthurën me njëra tjetrën. Ne ishim të parët që dolëm nga ndërtesa. Përreth dëgjoheshin britmat, largimet dhe thirrjet e njerëzve për ndihmë, por në atë moment nuk mund të ndihmosh sepse akoma nuk ke shpëtuar veten. Në atë moment, fqinji ynë përballë në katin e parë foli më zë të lartë ‘më merrni fëmijën’. Në krahë kisha vajzën, në atë kohë u kthye bashkëshortja. Fqinji ynë lëshoi në krahët e bashkëshortes time fëmijën 2,5-3-vjeçar. Fatmirësisht edhe bashkëshortja ime arriti ta kapë”.

Yıldırım shpjegoi se pas ardhjes së ndihmës ndaj tyre, ata shkuan në stacionin e Shërbimeve të Urgjencës 112 në të cilën punon edhe bashkëshortja.

Duke treguar se më pas kaluan në kontakt me kolegët e punës nga stacione të tjera dhe se gjetën ambulancë, Yıldırım tha: “Me bashkëshorten filluam të merremi me radhë me rastet. Unë u kujdesesha për fëmijën, ndërsa bashkëshortja shkonte për trajtimin e rasteve. Kur ajo vinte, më pas shkoja unë. Këtë e vazhduam për 6-7 ditë. Kemi bërë më të mundurën tonë në aspektin e ndërgjegjes, por nuk mundëm të ishim të mjaftueshëm, nuk mundëm të arrinim”.

“Humbi shoqen më të afërt të punës”

Edhe Nedime Yıldırım theksoi se vazhdojnë të përjetojnë shokimin e fatkeqësisë dhe shpjegoi se kanë ndërhyrë edhe në rastin e Mustafa Avcı-së, i cili mbeti nën rrënojat e tërmetit në spitalin privat në të cilin kishte vajtur për lindjen e bashkëshortes dhe i cili u shpëtua nga rrënojat 261 orë pas tërmetit.

“Shpjegoi se bashkëshortja kishte kryer lindje dhe foshnjën e kishte parë 15 minuta dhe më pas nuk kishte informacion. Më pas mësuam se bashkëshortja e tij dhe foshnja ishin mirë. Nga ne kërkoi ujë dhe i lagëm buzën. Jemi përpjekur ta ndihmojmë atë dhe shumë persona të tjerë si ai”, tregon Nedime Yıldırım.

Ajo tha se janë përpjekur të ndihmojë njerëzit nën rrënoja me sa mundësi kanë pasur, pasi fëmija e tyre ka qenë në gjendje të mirë.

Në lidhje me përjetimet nga tërmeti, Yıldırım tha:

“Ndërtesa jonë ishte duke u shembur, mendova se duhet të ndihmoj ata që thërrisnin nga lart. Fëmija jonë ishte në shok, nuk e lëshonte bashkëshortin. Unë isha në këmbë dhe vrapova për fëmijën që u hodh nga lart. Ata që planifikonin të hidhnin nga lart dyshekë dhe më pas të hidhnin fëmijët…Në ato momente tërmeti vazhdonte dhe kishte një shi intensiv. U lagëm plotësisht dhe nuk kishim asnjë vend të thatë. Fëmijët thoshin: ‘kemi ftohtë, na dërgoni në shtëpi’. Ndodheshin në shok, nuk e dinin çka ishte tërmeti. Ato zëra i kam ende në kokë, veshë. Unë dhe bashkëshorti nuk mund ta linim fëmijën tonë në ndonjë vend për shkak se ishim edhe personel i shërbimit të urgjencës. Filluam të kujdeseshim për rastet me radhë. Kur mbërrita në vendin e punës, telefonova koleget për të mësuar për situatën e tyre, ato që ndodheshin në gjendje të mirë për të punuar. Mësova se kishim humbur shoqen (kolegen) time më të afërt të punës Gamze, bashkë me bashkëshortin İlyas dhe fëmijën Çınar Akkaya. Aktualisht nuk mund t’i kuptojmë shumë dhimbjet tona sepse vazhdojmë ende të punojmë. Por mesa duket që dhimbjet tona do t’i përjetojmë kur të përfundojë ky proces”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Agjencioni rus parashikon se “kur” do t’i vendos Vuçiq sanksione Rusisë

Story i radhës

Leipzig – City, a e kanë mësuar anglezët leksionin?

Të fundit nga

ShkoLartë