U spekulua se Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks janë ndarë, por nuk qenka aspak e vërtetë.
Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit të fundit të aktorit, “Poker Face”, të martën, duke u dhënë fund thashethemeve se ata u ndanë gjatë verës.
Hemsworth, 32 vjeç dhe Brooks, 26 vjeç, buzëqeshën para kamerave në Hoyts Entertainment Quarter në Sydney, Australi, në daljen e tyre të parë publike që kur filluan të takoheshin tre vjet më parë.
Dalja e rrallë çiftit vjen tre muaj pasi InTouch Weekly raportoi se dyshja ishin ndarë para dy muajsh dhe një burim pretendonte se Hemsworth “nuk donte të ishte i lidhur”.
Hemsworth dhe Brooks janë bashkë që nga fundi i vitit 2019, duke marrë pjesë në festa së bashku dhe madje duke kaluar Krishtlindjet me familjen e tij.
Romanca e tyre filloi në ndërsa Liam ishte duke u divorcuar nga Miley Cyrus.