Çifti Erion Bajrami/Eron Murseli sot niset në Turqi, për kualifikueset e Kampionatit Evropian U20!
Dyshja e lartpërmendur, nën drejtimin e trajnerit Fatlum Hajrizi, ka qenë duke u përgatitur në “Holiday Resort” të Sllatinës së Madhe në ditët e fundit para kualifikimeve të Kampionatit Evropian të grupmoshës U20, të cilat do të zhvillohet në Izmir të Turqisë.
Ekipi ynë udhëton drejt Izmirit nesër, e martë, ku do të garojë në mesin e më të mirëve të Kontinetit për këtë grupmoshë.
Sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe anëtarja e bordit, Halime Fetahu, vizituan kampin e Kombëtares, duke i uruar suksese dhe paraqitje sa më të mirë në këtë Kampionat.