Chrome sjell në përditësim madhor në iOS

min lexim

Enhanced Safe Browsing, funksionaliteti i Chrome që ndan URL-të e uebsajteve me Google në mënyrë që ky i fundit të mirëmbajë një databazë me sajte potencialisht të rrezikshme do të vijë në shfletuesin iOS.

Funksionaliteti ka qenë i disponueshëm prej kohësh në Android dhe Chrome por tani Google thotë se do të vijë në iPhone dhe iPad me versionin e ardhshëm të iOS.

Krahas përditësimeve të sigurisë, Google tha se do të përmirësojë edhe funksionalitetin e përkthimit integruar në shfletues. Një model i përditësuar i identifikimit të gjuhës njeh me saktësi më të gjuhën e një uebsajti që po vizitoni dhe e përkthen automatikisht.

Ka edhe disa ndryshime në ndërfaqen e përdoruesit. Chrome Actions, funksionaliteti që lejon përdoruesit të aksesojnë funksione si të pastrimit të të dhënave të shfletimit apo hapjen e një tabi të ri privat do të lançohet në iOS.

Faqja e hapjes së Chrome është përditësuar me në fokus fillimin e kërkimeve të reja ose aksesimin e faqeve më të vizituara.

Së fundi Google do tu kujtojë njerëzve se mund të përdorin Chrome për menaxhimin e fjalëkalimeve dhe vendosjen e tyre në çdo aplikacione tjetër iOS jo vetëm brenda shfletuesit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Memli dhe Lumiri nuk e mposhtin Albinin, sepse janë model i Hashimit dhe Isës!

Story i radhës

Kyçyk: Bullgaria po bëhet vend problematik i cili e pengon zhvillimin e BE-së

Të fundit nga