chrome do te krijoje permbledhje te artikujve qe po lexoni permes ai 64dcac5b606c5

Chrome do të krijojë përmbledhje të artikujve që po lexoni përmes AI

August 16, 2023
1 minut lexim

Fuqizuar nga inteligjenca artificiale, Google Seach Generative Experience(SGE) do të ketë një funksionalitet të ri: mund të bëjë një përmbledhje të artikujve që po lexoni në ueb sipas një postimi në blog të Google.

SGE tashmë mund të bëjë një përmbledhje të rezultateve të kërkimit në mënyrë që të mos shfletoni përgjithnjë për të gjetur atë çfarë po kërkoni.

Por funksionaliteti i ri e dërgon eksperiencën më tutje duke u përpjekur të ndihmojë përdoruesit me përmbajtjet që tashmë kanë klikuar.

google chrome sge

 

Opsioni do të vijë gradualisht dhe Google thotë se ka filluar të lançohet që prej ditës së Marte si një eksperiment për përdoruesit e regjistruar në programin Search Labs.

Nëse keni akses në aplikacionin Google në platformat mobile, Google do të krijojë disa pika kyçe gjeneruar nga AI nga një artikull pasi të keni klikuar ikonën e gjenerimit në fund të ekranit.

Opsioni funksionon vetëm me artikuj të cilët aksesohen lirisht nga publiku në ueb. Google thotë se nuk funksionon me artikujt dhe uebsajtet me pagesë.

Google prezantoi SGE në konferencën e zhvilluesve I/O në Maj dhe që prej atëherë e ka përmirësuar gradualisht. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

ali ahmeti rruga tetove prizren projekt me rendesi te jashtezakonshme ekonomike per dy vendet tona 64dca91eeaf9c
Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Rruga Tetovë-Prizren projekt me rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike për dy vendet tona

niger ne nje sulm terrorist humbin jeten 17 ushtare 64dcacd432eac
Story i radhës

Niger, në një sulm terrorist humbin jetën 17 ushtarë

Të fundit nga

Kylie Minogue mahnit me veshjen

Kylie Minogue dukej e mrekullueshme me një kostum të ngushtë blu elektrik, ndërsa filloi pjesën evropiane të turneut të saj botëror. Këngëtarja australiane, 56 vjeç, solli turneun e saj Tension në Glasgow

Trump i pakënaqur me planin e shefit të Apple

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i pakënaqur me faktin që Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, synon të prodhojë iPhone për tregun e Shteteve të Bashkuara në fabrika të reja të
ShkoLartë