Chrome 110 nuk funksionon në Windows 7 dhe 8

Nëse jeni duke përdorur Google Chrome në një kompjuter të vjetër dhe papërditësuar, atëherë duhet të konsideroni ndryshimin e harduerit.

Me debutimin e Chrome 110 më 7 Shkurt, shfletuesi nuk do të mbështesë më Windows 7 dhe Windows 8/8.1.

Vendimi vjen pasi Microsoft tha se nuk do të dërgojë më përditësime sigurie në Windows 7 dhe Windows 8/8.1 më 10 Janar.

Chrome 110 adreson disa probleme të sigurisë si dhe disa funksionalitete të reja si faqe gabimi të përshtatura dhe opsionin për të përdorur verifikimin biometrik në kompjuterët e mbështetur.

Debutimi i këtij versioni shënon edhe nisjen e një cikli të ri për Chrome ku tani do të ofrojë një version stabil paraprak 1 një javë përpara debutimit të plotë.

Është versioni i parë i Chrome që kërkon Windows 10 ose Windows 11 për të funksionuar. Versionet e vjetra të Chrome do të vijojnë të punojnë në pajisje me versione të vjetra Windows.

Microsoft nuk jep shifra të sakta por llogaritet se afro 100 milionë kompjuterë janë ende në Windows 7. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfundon pjesa e parë mes Real Madridit dhe Al Ahlyt

Story i radhës

Nesër nis samiti i liderëve të BE-së

Të fundit nga