Aventura e Giorgio Chiellinit te Juventusi duket se po shkon drejt fundit.
Qendërmbrojtësi italian raportohet se është duke e kaluar sezonin e fundit te skuadra nga Torino.
“Tuttosport” ka raportuar së fundmi Chiellini ka vendosur për shkëputjen e kontratës me Juventusin.
Sipas mediumit italian, ky vendim do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.
37-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm, por ai thuhet se tashmë ka vendosur që të transferohet në MLS gjatë afatit kalimtar të verës.
Lëndimet e shpeshta gjatë këtij sezoni thuhet se e kanë shtyrë italianin drejt këtij vendimi.
Giorgio Chiellini është pjesë e Juventusit që nga viti 2005.