Chiellini flet para ndeshjes me Argjentinën, e fundit me fanellën e Italisë, thur lavde për Messin

min lexim

Pasi i tha lamtumirën klubit të tij në maj, Giorgio Chiellini po përgatitet të bëjë paraqitjen e tij të 117-të dhe të fundit si kampion i Evropës me Italinë e cila luan kundër Argjentinës në finalen e madhe që zhvillohet në “Ëembley”.

Dy herë nënkampion i Ligës së Kampionëve me Juventusin, qendërmbrojtësi arriti kulmin në verën e kaluar, teksa ishte kapiten i “Azzurrëve” u shpall kampion evrope në Euro 2020 dhe në një intervistë për faqen e UEFA-së ka folur rreth largimit të tij nga futbolli, përcjellë KosovaPress.

“Është e bukur. Argjentina ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Është e qartë se i pari që ju vjen në mendje është Lionel Messi, por të tjerët rreth tij janë fantastikë. Ata nuk e fituan Kupën e Amerikës rastësisht”, tha Chiellini.

“Messi është një ikonë e futbollit. Nuk më takon mua të them nëse ai është më i madhi i të gjitha kohërave apo jo. Do të jetë kënaqësi të luaj ndeshjen time të fundit për kombëtaren kundër tij. Kam pasur fatin që jam përballur me të në disa raste dhe për fat shpesh ka shkuar mirë. Lufta kundër lojtarëve të mëdhenj si ai është fat. Nëse ai dhe skuadra e tij ia dalin ashtu siç duhet, ata janë të pandalshëm”, vazhdoi Chiellini.

“Shpresoj që tifozët të më kujtojnë si një person të mirë. Një person që personifikonte vlera të caktuara. Në fushë kam pikat e mia të forta dhe të dobëta, dhe disa do t’i mbajnë mend të dyja. Në planin afatgjatë, gjithmonë do të mbani mend gjërat më të bukura, kjo është normale”, tha në fund Chiellini.

Ndeshja mes Italisë dhe Argjentinës zhvillohet më 1 qershor në “Wemley”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Snoop Dogg anulon të gjitha koncertet e këtij viti

Story i radhës

“Koço Dilo, na tregoi se Galipin e kishte parë në ’47-ën, në bodrumet e Sigurimit te ‘Shtëpia me gjethe’, më pas e dogjën…”- Historia e dhimbshme e sportistit të famshëm

Të fundit nga