Giorgio Chiellini shqetëson Juventusin, pas dëmtimit të pësuar në duelin e fundit kundër Hellas Verona.
Kapiteni la fushën e lojës para se të mbyllej ndeshja.
Chiellini pësoi një dëmtim në pulpë dhe veç ndeshjes së të enjtes në Kupën e Italisë kundër Sassuolo, sipas Gazzetta dello Sport do të mungojë edhe ndaj Atalantës në kampionat.
Qendërmbrojtësi rrezikon edhe derbin me Torinon dhe mendohet që ai të jetë gati për trajnerin Massimiliano Allegri në ndeshjen e Champions League kundër spanjollëve të Villareal.