Chelsea zbarkon në “Bernabeu”

April 12, 2022
1 minut lexim

Do të zhvillohet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat.

Sfida e parë e zhvilluar javën e kaluar përfundoi me fitoren e skuadrës spanjolle me rezultat 3-1 që i jep avantazhin edhe në ndeshjen kthyese, por trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar para mediave se ata presin një paraqitje tjetër të Chelseat në ndeshjen e dytë dhe se nuk do ta marrin si të sigurt kualifikimin tutje.

Nga ana tjetër, trajneri i Chelseat Thomas Tuchel theksoi në një konferencë për media se i pret një punë shumë e vështirë dhe do të jetë pothuajse e pamundur që skuadra e tij ta përmbysë rezultatin.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Valverde, Vinicius, Benzema.

Chelsea: Mendy, Christensen, Silva, Rudiger, James, Alonso, Kante, Jorginho, Mount, Ziyech, Havertz.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhjet vendore, Ilirjan Celibashi: Data nuk është larg, partitë të nisin punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Story i radhës

Baerbock: Negociatat me Maqedoninë e Veriut të fillojnë në qershor

Të fundit nga

ShkoLartë